Lega Serie A do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme sot, pas njoftimit të mbrëmshëm për formimin e Superligës Evropiane.
“Il Corriere dello Sport” raporton se Roma mund të ftohet që t’i bashkohet në Superligën Evropiane klubeve themeluese si Juventus, Milan e Inter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoma nuk e ka konfirmuar ftesën dhe çdo gjë është e heshtur para mbledhjes së jashtëzakonshme sonte.
Në takim do të analizohet pozita e klubeve të ndryshme që duken se kundërshtojnë formimin e garës së re, pasi mund të dëmtojë të hyrat nga të drejtat televizive.
Shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se klubet do të marrin pjesë në Asamblenë e sotme dhe dëshiron një shpjegim nga klubet e përfshira në garën e re.