Sport

Suele do të largohet nga Bayerni

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi Niklas Suele ka vendosur të largohet nga skuadra e Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, kanë njoftuar mediumet gjermane të hënën.

Mësohet se Suele tashmë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit për vendimin e tij pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Suele këtë edicion ka dy gola në 32 ndeshje në të gjitha garat kurse pjesë e Bayernit është prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Hoffenheimi.

Suele do të jetë mbrojtësi i tretë që do të largohet nga Bayerni këtë verë pas David Alabas e Jerome Boatengut.

Suele ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet Chelseat pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.