Sport

Leedsi po synon Tagliaficon

Leeds Unitedi po synon transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Nicolas Tagliaficon kanë raportuar të hënën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se krerët e Leedsit pritet të shpejti të nisin negociatat me Ajaxin për shërbimet e 28-vjeçarit.

Leedsi është i gatshëm të paguajë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për Tagliaficon, i cili ka kërkuar largimin nga skuadra holandeze.

Tagliafico këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Tagliafico është pjesë e Ajaxit prej vitit 2018 dhe me ekipin nga Eredivisie ka kontratë deri në vitin 2023.