Mbrojtësi Armend Thaqi ka thënë se skuadra e tij Ballkani është ende në garë për titull të kampionit. Ai ka thënë se Ballkani nuk është dorëzuar ende pavarësisht që është tri pikë larg lideres, Dritës. Ballkani është eliminuar nga gara e Kupës.
“Ne jemi garë për titull të kampionit dhe dalje në Evropë. Jemi tri pikë larg lideres, Dritës. Do ta kemi ndeshjen direkt me Prishtinen dhe Dritën. Kemi lëshuar gjatë rrugës si vendës pikët dhe na ka penalizuar të jemi në ndjekje të kundërshtarit. Shpresojmë ta marrim maksimumin për të arritur objektivin”, ka thënë Thaqi në emisionin Sporti Total në KTV.