Sport

Goli i Ismajlit nuk mjafton, Spezia pëson 4:1

Goli i mbrojtësit kosovar, Ardian Ismajli, nuk i ka kryer shumë punë Spezias.

Në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A, Spezia humbi 4:1 në udhëtim nga Bologna, të dielën. Riccardo Orsolini dhe Musa Barrow shënuan për Bologonan para se Ismajli të realizonte nga afërsia për 2:1, në minutën e 34-t.

Por në pjesën e dytë Bologona shënoi edhe dy gola të tjerë. Mattias Svanberg shënoi për 3:1 në minutën e 54-t, ndërsa i njëjti lojtar vendosi rezultatin përfundimtar, 4:1, në minutën e 60-të.

Ismajli kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtës. Spezia është e 14-ta me 32 pikë, ndërsa Bolgona e 11-ta me 37 pikë.