Chelsea e ka siguruar finalen e Kupës FA për herë të 15-të në historinë e saj. Blutë mposhtën në gjysmëfinale Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0 në “Wembley”.
Heroi i Chelseat ishte Hakim Ziyech, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 55-të pas asistimit të Timo Werner.
Skuadra e Pep Guardiolas nuk pati pothuajse asnjë rast serioz në 90 minuta.
Chelsea në finale e pret fituesin e ndeshjes Leicester – Southampton.