Sport

Besa Famgas e nis me fitore serinë e plejofit

Besa Famgas e nis me fitore serinë e plejofit
 

Besa Famgas e ka nisur me fitore serinë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:11.