Sport

Flick do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Flick e bëri njoftimin të shtunën pas fitores së skuadrës së tij 3-2 ndaj Wolfsburg - një rezultat që i çoi ata më afër një titulli tjetër të Bundesligës.

56-vjeçari mori detyrën e trajnerit të Bayernit vetëm në nëntor 2019 dhe udhëhoqi Bavarezët në fitimin e Bundesligës, DFB-Pokal dhe Champions Leagues në sezonin e tij të parë në krye.

"Unë i thashë ekipit sot se e informova klubin gjatë javës, pas ndeshjes në Paris, se do të doja të përfundojë kontratën time në fund të sezonit. Ishte e rëndësishme për mua që ekipi e dëgjoi atë nga unë", tha Flick për Sky Germany.

Flick pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë pas përfundimit të Kampionatit Evropian.