Sport

Lojtari përpiqet ta ndalojë gjyqtarin që ta ndëshkojë me karton të kuq

Descriptive Text

Mbrojtësi i Melbourne Victory në Australi, Adama Traore, ka tentuar të ndalte gjyqtarin kryesor që të mos e ndëshkonte me karton të kuq në ndeshjen derbi ndaj Melbourne Cityt.

Traore u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Andrew Nabboutit në minutën e 30-të në ndeshjen që City e fitoi 7:0.

Lojtari u përpoq të ndalte gjyqtarin që të nxirrte kartonin nga xhepi i tij.

Megjithatë nuk arriti ta ndalte dhe ekipi i tij luajti për 60 minuta pa një futbollist.