Sport

Dy ekipet më të trofeshme janë gati para finales së Kupës së Mbretit

Barcelona ka stërvitur të premten para duelit final në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos. Kjo finale do të luhet të shtunën në “Estadio de la Cartuja”.

Dy javë më parë, Bilbao humbi nga Real Sociedadi 1:0 në finalen e Kupës së Mbretit 2020, që u shty për afër një vit për shkak të pandemisë së koronavrusit.

Bilbao e mposhti Barcelonën 3:2 në finalen e Superkupës së Spanjës në muajin janar, ndërsa skuadra baske në gjysmëfinale e ishte eliminuar Real Madridin.

Barcelona do ta luajë ndeshjen e ligës me Granadan në një datë tjetër më vonë gjatë këtij muaji.

Të dyja ekipet janë më të suksesshmet në historinë e Kupës së Mbretit, para finales së garës për vitin 2021.

Athletic Bilbao e ka fituar këtë trofe në 23 raste, derisa Barcelona e mban rekordin me 30 trofe të fituar në histori.

Barcelona ka dalë dy herë fituese ndaj Athletic Bilbaos në elitën e futbollit spanjoll në edicionin aktual.