Manchester Unitedi ka nisur kontaktet me menaxherin e Erling Haalandit, Mino Raiola.
Sipas “Daily Express”, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar menaxherin italian për të parë situatën e sulmuesit të Dortmundit.
Haaland do të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra gjermane pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.
Drejtuesit e klubit të Unitedit kanë pasur kontakte me Raiolan, i cili thuhet se ka konfirmuar kushtet që po kërkon për Haalandin.
Dortmundi ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga sulmuesi norvegjez në rast të ndonjë oferte rreth 150 milionë euro.
Për sulmuesin e talentuar interesim ka shprehur edhe Manchester City.
Haaland këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 10 asistime.
20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.