Futbollisti i Tottenhamit, Erik Lamela dëshiron të kthehet të luajë në kampionatin e Italisë, Serie A.
Janë drejtuesit e Napolit që po kërkojnë të arrijnë marrëveshje me klubin anglez për t’ia mundësuar kthimin në Itali.
Lamela 29-vjeçar këtë edicion në 31 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë. Ai me Tottenhamin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.