Sulmuesi gjerman i Chelseat, Timo Werner, nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra nga Londra.
“Evening Standard” shkruan se Werneri është duke u munduar që të tregojë vlerën e tij para trajnerit Thomas Tuchel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri gjerman i Chelsea është duke planifikuar disa transferime gjatë verës dhe Werneri nuk e ka të sigurt vendin në ekipin anglez.
Raportohet se Tuchel është i etur për të sjellë në “Stamford Bridge” Sergio Agueron dhe Erling Haalandin.
Werneri u transferua te Chelsea në verën e vitit të kaluar për 45 milionë fonte. Deri me tani ka shënuar dy gola në 29 paraqitje.
Megjithatë, Chelsea do të shesë Wernerin vetëm nëse i duhen fonde shtesë trajnerit Tuchel.