Sport

Thuram i del në mbrojtje Pirlos

Thuram i del në mbrojtje Pirlos
Andrea Pirlo
 

Lilian Thuram ngul këmbë se kritikat ndaj trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo janë qesharake, sepse sipas tij, nuk mund të pritet që Pirlo të jetë trajner i shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë.

“Unë mendoj se kritikat ndaj Pirlos janë për të qeshur me të vërtetë, sepse besoj se ai mund të bëhet trajner i shkëlqyer, ashtu siç ishte lojtar i shkëlqyer, por i duhet kohë”, ka thënë për “Sky Sport Italia” ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Francës. “Nuk mund të bëheni lojtar i shkëlqyeshëm në edicionin e parë në nivel profesional, as kuzhinier ose gazetar i shkëlqyer, pasi gjithçka kërkon kohën e vet. Kështu që nuk mund të presësh që Pirlo të jetë një trajner i shkëlqyer në sezonin tij të parë. Mund t’i kërkohen rezultate pas 10 apo 15 vjet përvojë si trajner. Zidane kur u emërua nga Reali, nuk ishte përvoja e tij e parë si trajner. Ai kishte punuar me ekipin e të rinjve si dhe ishte ndihmës i Carlo Ancelottit e Jose Mourinhos”, ka theksuar Thuram.