Sport

Ylli i Tottenhami kërkon largimin

Harry Kane do të largohet nga Tottenhami, por do të mbetet në Premier League.

Mediat angleze kanë raportuar të martën se dëshira e sulmuesit anglez është të qëndroj në Ishull. Interesim për Kane kanë shprehur Manchester City dhe Manchester Unitedi.

Kane thuhet se ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit se nuk dëshiron të mbetet në Londër. Për sulmuesin 27-vjeçarë kanë shprehur edhe Real Madridi dhe PSG-ja. Spurs për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 150 milionë euro. Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.

Këtë edicion ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 16 asistime në 42 ndeshje.