Sevilla ka mbetur një hap prapa pretendentëve për titull në La Liga, falë fitores që e arriti të hënën mbrëma.
Sevilla fitoi 4:3 në udhëtim ndaj Celta Vigos, në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja ishte dramatike. Sevilla kaloi në epërsi që në minutën e shtatë nëpërmjet Jules Kounde. Iago Aspas shënoi dy gola për Vigon, para se Fernando të barazonte shifrat në 2:2 në minutën e 35-të. Prapë Vigo kaloi në epërsi, 3:2, falë golit në minutën e 43-të. Brais Mendez ishte golashënues.
Por pjesa e dytë i takoi Sevillas që arriti te fitorja. Ivan Rakitiq barazoi shifrat në 3:3 pas një ore lojë. Ndërsa golin e fitores e shënoi Alejandro Gomez në minutën e 76-të.
Sevilla është e katërta me 61 pikë. Udhëheq Atletico Madridi me 67 pikë, para Real Madridit me 66 dhe Barcelonës me 65 pikë. Deri në fund kanë mbetur edhe tetë xhiro.