Sport

Turneu i Ligës Unike, përgatitje për plejof të Superligës

 

Te Peja e shohin fazën finale të turneut të Ligës Unike në basketboll si mundësi për përgatitje në prag të plejofit të Superligës së Kosovës. Por pejanët pranojnë se synim e kanë kualifikimin në finale të turneut nismëtar të kësaj lige të përbashkët.

Se Peja kërkon finalen ka thënë trajneri, Dragan Radoviq, të hënën për KOHËN. Skuadra e Pejës është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut të Ligës Unike dhe do të përballet me Rahovecin, ndeshje kjo që zhvillohet të martën prej orës 16:00 në Durrës.