Sport

Penza mposht Prishtinën në sekondën e fundit, kalon në finale

Pikët e shënuara nga amerikania Gabrielle Cooper ia siguruan fitoren dhe kalimin në finale të plejofit të Superligës së femrave në basketboll, skuadrës së Penza.

Penza të hënën mbrëma në Pejë, triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 87:86. Për Penzën, kjo ishte fitorja e dytë në serinë gjysmëfinale që e kualifikoi në finale. Valbona Bytyqi me 34 pikë të shënuara ishte më e dalluara te Penza derisa më lojë të mirë u veçuan edhe Cooper (18) e Arbnore Përquku (12).

Në anën tjetër, te Prishtina më efikasja ishte Enisa Kamerolli me 25 pikë të shënuara, e përcjellë nga Enxhi Xhanaj (22), Alexis Tolefree (16) e Era Shatri (15) por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen dhe eliminimin nga garat e plejofit.

Në finalen e këtij edicioni të Superligës së femrave, skuadra e Penzës do të përballet me Bashkimin.

Bashkimi e ka përparësinë e terrenit pas pjesën e rregullt të këtij sezoni e ka mbyllur në pozitën e parë.