Sport

McKennie i lumtur te Juventusi

Descriptive Text

Mesfushori amerikan Weston McKennie është shumë i lumtur te Juventusi, ka zbuluar agjenti i tij, David Muller.

Madje, Muller të hënën për mediumet italiane ka thënë se McKennie nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi dhe të gjitha lajmet për një largim eventual të tij në fund të këtij sezoni, janë thjeshtë spekulime.

McKennie para fillimit të këtij edicioni u huazua te Juventusi nga Schalke por që ekipi italian e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 18.5 milionë euro. 22-vjeçari po shkëlqen në sezonin e parë në Itali pasi deri më tani, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

“McKennie po përmirësohet çdo javë dhe është shumë i lumtur te Juventusi. Juventusi është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe ai është i nderuar që është pjesë e këtij ekipi. Ai nuk do të largohet nga Juve”, tha Muller.

McKennie ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.