Sport

Kloppi kërkohet në Bundesliga

Bayern Munichu është duke përgatitur një ofertë për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri aktual Hasni Flick mund të largohet këtë verë nga skuadra.

Flick është raportuar se mund të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë, ku do ta zëvendësojë Joachim Loewin, që do të largohet pas Evropianit.

Krerët e klubit gjerman do ta kontaktojnë Kloppin, të cilin synojnë ta bindin ta marrë drejtimin e skuadrës.

Trajneri gjerman ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024.