Paris Saint-Germaini thuhet se ka kontaktuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun. Mediat franceze kanë raportuar të hënën se PSG-ja e sheh Salahun si zëvendësues ideal të Kylian Mbappes.
Ylli francez mund të largohet nga Parisi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës. Drejtuesit e klubit të PSG-së janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë të majme për egjiptianin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Këtë edicion 28-vjeçari ka shënuar 28 gola dhe ka bërë katër asistime.