Sport

Ndalet Atletico Madridi, gara për titull shumë interesante

Real Betisi e ka ndalur në barazim 1:1 skuadrën e Atletico Madridit.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 30-të të La Ligas spanjolle. Atletico është në vend të parë me 67 pikë, ndërsa tani vetëm një pikë prapa është Real Madridi. Barcelona është e treta me 65 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe tetë xhiro. Yannick Carrasco shënoi që në minutën e pestë për rezultatin 1:0 në të mirë të Atleticos.

Por Betisi nuk u dorëzua dhe në minutën e 20-të barazoi shifrat. Cristian Tello shënoi golin, që doli të jetë i fundit në ndeshje. Betisi renditet i gjashti me 47 pikë.