Sport

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Descriptive Text

Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, ka thënë se shpreson që Lionel Messi të mos ta ketë luajtur “El Classicon” e fundit me fanellën katalanase.

Argjentinasi është në qendër të vëmendjes pasi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të qëndrojë apo largohet nga Barcelona.

“Shpresojmë se kjo nuk është e fundit; ne shpresojmë që ai të vendosë të qëndrojë në Barcelonë dhe të luajë shumë më tepër Clasicos me Barcelonën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barça dje u mposht nga Real Madridi me rezultat 2:1.