Edona Zhegrova duket se e ka rifituar besimin e trajnerit Rahmen për të qenë në formacionin startues të Baselit.
Ylli kosovar po ia shpërblen mjaft mirë besimin trajnerit të ri, pasi ka realizuar dy gola të shpejtë në ndeshjen kampionale ndaj Luzernit.
Zhegrova realizoi në minutat 18-të dhe 22-të, teksa rezultat ishte i barabartë 1:1.
Me këto dy gola, 22-vjeçari arrin në kuotën e katër golave me Baselin në këtë sezon të Superligës së Zvicrës.