Sport

Dortmund fiton dramën ndaj Stuttgartit

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të rëndësishme të shtunën në udhëtim te Stuttgarti 3:2.

Me këtë tre pikësh skuadra “verdhezi” do të vazhdojë luftën për të siguruar një nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Ishin vendasit që të parët kaluan në epërsi me golin e Sasa Kalajdzic për 1:0.

Pas golit të pësuar mysafirët tentuan të barazonin në pjesën e parë me Erling Haalandin e Giovani Reynan por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi më mirë për myasfirët që në minutën e 47-të me Jude Bellingham barazuan rezultatin në 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë kapiteni Marco Reus kaloi Dortmundin në avantazh prej 2:1.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 78-të me Daniel Didavi në 2:2. Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta. Në minutën e 80-të Ansgar Knauff kaloi sërish në avantazh Dortmundin 3:2.

Deri në fund vendasit tentuan të barazonin rezultatin por pa sukses.