Sport

Kulusevski drejt Unitedit

Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski pritet të largohet nga Juventusi këtë verë për t’u transferuar te skuadra e Manchester Unitedit.

Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të enjten se Unitedi është futur në garë për Kulusevskin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin e parë te Juventusi.

Bëhet e ditur se ekipi anglez mund të ofrojë deri në 40 milionë për ta bindur Juventusin në lirimin e Kulusevskit gjatë kësaj vere.

20-vjeçari këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 37 ndeshje me Juventusin në të gjitha garat.

Ai te Juventusi u transferua verën e shkuar dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në vitin 2025.