Sport

Futsall, Shqipëria nuk udhëton në Ukrainë për ndeshjen eliminatore

Futsall, Shqipëria nuk udhëton në Ukrainë për ndeshjen eliminatore
 

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futsall nuk do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2022 kundër Ukrainës, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të enjten.

Kjo ndeshje është dashur të luhet të dielën (11 prill) në qytetin Zaporozhia të Ukrainës. Mirëpo, në njoftimin e FSHF-së, thuhet se bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, ka pamundësuar udhëtimin e Shqipërisë që është dashur të niset të enjten paradite.