Sport

Liverpooli e Chelsea në garë për mesfushorin Gravenberch

Liverpooli e Chelsea në garë për mesfushorin Gravenberch
 

Ekipet nga Premier League, Liverpool dhe Chelsea janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Ryan Gravenberch kanë raportuar mediumet angleze të enjten.

Gravenberch 18-vjeçar po konsiderohet si njëri nga talentet më të mëdha të Evropës kurse këtë edicion është titullar i pazëvendësueshëm te Ajaxi. Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 37 ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat.