Sport

Lukaku shënon e asiston në fitoren e Interit

Descriptive Text

Romelu Lukaku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër për Lautaro Martinezin.

Interi të mërkurën mbrëma mposhti vizitorët e Sassuolos me rezultatin 2:1.

Ishte ndeshje e rëndësishme e xhiros së 28-të në elitën e futbollit italian. Interi kaloi në avantazh që në minutën e 10-të nëpërmjet belgut Lukau, që u asistua nga Ashley Young.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 67-të, Martinez e dyfishoi epërsinë.

Mesfushori Hamed Traore i Sassuolos ngushtoi epërsinë pesë minuta para fundit, por nuk e pati forcën që t’i barazonte shifrat.

Me këtë fitore, “nerazzurrët” vazhdojnë në vendin e parë me 11-të pikë më shumë se Milani që është përcjellësi i parë i rivalit të qytetit.

Interi e kërkon titullin e parë në Serie A në 11-të vjet.