Sport

Enis Bardhi nën hetime për patentë shoferë të falsifikuar

Foto: AP
 

Policia e Valencias është duke e hetuar futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, për një patentë shoferë të falsifikuar.

Mesfushori 25-vjeçar i Levantes përballet me akuzë të falsifikimit të dokumentacionit dhe një krim kundër sigurisë rrugore pasi u ndalua gjatë vozitjes me veturën e tipit Porsche Panamera gjatë një kontrolli rutinë në qytet të hënën pasdite, shkruajnë mediumet spanjolle të martën.