Sport

Evertoni sërish dështon të fitojë

Skuadra e Evertonit ka vazhduar me rezultate negative në Angli. Pas dy disfatave rresht në Premier League përfshirë edhe në ndeshjen e FA Cup, Evertoni nuk arriti të fitojë në shtëpi as kundër Crystale Palacet.

Evertoni barazoi në shtëpi të hënën mbrëma me rezultatin 1:1, në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit anglez.

Evertoni kaloi në avantazh në minutën e 56-të nëpërmjet kolumbianit, James Rodriguez, por katër minuta pa përfunduar takimi, Michy Batshuayi barazoi rezultatin për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë në udhëtim. Evertoni zë vendin e tetë me 47 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 12 me 38 pikë.