Sport

Gjilani mposht bindshëm Besën

Ndeshja e fundit e xhiros së 27-tw në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Besës së Pejës, është mbyllur me fitoren e thellë të ekipit vendas.

Ndeshja e luajtur të hënën në Gjilan, ka përfunduar me rezultatin 5:1 në të mirë të skuadrës gjilanase.

Arbër Çyrbja (25’), Muhamet Useini (40’), Gerhard Progni (60’), Ardit Hila (64’) e Keita Razak (67’) shënuan golat për Gjilanin. Golin e nderit për Besën në këtë përballje, e realizoi sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 32-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Gjilani e forcon pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, derisa Besa mbetet e fundit me dhjetë pikë.