1 perditesime
15:54

Prishtina mbylli pjesën e parë me epërsi

Prishtina është duke avancuar ndaj Ballkanit në derbin e Superligës. Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa vendasit janë në epërsi 1-0, përmes autogoli të Armend Thaqit.

Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 55 pikë ndërsa Prishtinë në të tretën, me një pikë më pak.

14:12

Sot derbi i madh i Superligës

Ndeshja derbi në mes Ballkanit dhe Prishtinës do të zhvillohet sot në Suharekë prej orës 15:00, në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani synon fitore për të barazuar me pikë kampionen në fuqi, Dritën, ndërsa Prishtina për ta mbajtur hapin për titull kampioni. Prishtina është e treta me 51 pikë, shtatë më pak se liderja Drita dhe katër më pak se Ballkani që mban vendin e dytë. Ndeshja interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin.