Sport

Dresheviq premton të japë edhe më shumë për Kosovën

“Nuk mendoj se e kam bërë ndeshjen më të mirë deri tani, unë gjithmonë provoj të jap më të mirën për ekipin dhe ta ndihmoj Përfaqësuesen sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Ibrahim Dresheviq të enjten për KOHËN. Kosovës i mungoi lideri i mbrojtjes, Amir Rrahmani. Disa eksperimente të bëra ndaj Suedisë nuk ndezën, ndërsa Dresheviq, sidomos ndaj Spanjës, konfirmoi se ai mund të bartë barrën e udhëheqjes së lojës në repartin defansiv

Paraqitja e Ibrahim Dresheviqit në qendër të mbrojtjes së Kosovës në ndeshje kundër Përfaqësueses së Spanjës, të mërkurën mbrëma, u vlerësua e mirë. Por Dresheviq thotë se ka potencial të japë edhe më shumë te Përfaqësuesja “dardane”.

Kosova humbi me rezultatin 3:1 të mërkurën në Sevilla në ndeshjen kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.