Sport

Gjilani kishte udhëtuar në Prishtinë për fitore

Descriptive Text

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka insistuar se kishin udhëtuar në Prishtinë për të shënuar fitore edhe pse kanë mbetur të kënaqur me një pikë. Gjilani, barazoi pa gola kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26 të Superligës së Kosovës në futboll.

Te Gjilani pranojnë se ishte e rëndësishme që mos të pësonin humbje nga Prishtina por insistojnë se synimi i tyre ishte ta fitojnë ndeshjen. Me këtë barazim, Gjilani mbetet i katërti në tabelë me 37 pikë të mbledhura. “Realisht, nuk mendoj se ne kishim ardhur vetëm për të mos e humbur ndeshjen por për ta fituar pasi patëm një paraqitje të mirë dhe e kërkuam golin. Ne kemi luajtur për barazim për asnjë moment, ndonëse ka fundi ekipi paska u tërhoq prapa. Kishim përballë një ekip që lufton për titull të kampionit por nuk e kishim synim barazimin në këtë takim”, ka insistuar ndihmëstrajneri i Gjilanit, Hyseni.