Sport

Juventusi insiston për Locatellin

Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Sassuolos, italianin Manuel Locatelli. Mediumet italiane kanë raportuar se Juventusi ka intensifikuar negociatat me Sassuolon për të siguruar shërbimet e Locatellit këtë verë.

Sassuolo po kërkon rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë Locatellin, për të cilin po interesohen edhe skuadrat e tjera të mëdha të Evropës. Locatelli po shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës te Juventusi në sezonin e ardhshëm.

23-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë edicion te Sassuolo duke shënuar tri gola dhe asistuar tri herë në 25 ndeshje në Serie A. Locatelli ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023.