Sport

Spanja në disavantazh

Gjeorgjia i ka shënuar gol Spanjës në fundin e pjesës së parë. Mesfushori i Rubin Kazanit, Khvicha Kvaratskhelia shënoi në minutën e 44-t pas asistimit të Otar Kiteishvilit.

Spanjollët në ndeshjen e parë barazuan me Greqinë 1:1, ndërsa Gjeorgjia u mposht nga Suedia me rezultatin 1:0 në duelin e parë.

Ky është takim i rëndësishëm për kualifikime të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Kosova është në Grupin B po ashtu.

Sonte me fillim nga ora 20:45 luan kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.