Sport

Suedezët pranojnë se në Prishtinë i pret ndeshje më e vështirë se me Gjeorgjinë

 

Përfaqësuesja e Suedisë startoi me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, kurse përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë.

Suedia të enjten mbrëma e mposhti në shtëpi Gjeorgjinë me rezultatin minimal 1:0, kurse të dielën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Kosovën, në kuadër të Grupit B eliminator.