Pas një serie prej gjashtë humbjeve rresht, KB Peja është kthyer te fitorja. Të shtunën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Peja ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Bashkimit me shifrat 79:65. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë fitore, Peja është ngritur në kuotën e 38 pikëve dhe zë vendin e katërt në tabelë derisa Bashkimi mbetet i pesti me 36 pikë të mbledhura. Qendra Brandon Walters ishte më efikasi te Peja me “double-double” prej 32 pikëve e 24 kërcimeve derisa te Bashkimi, u veçua Christian Lutete me 13 pikë të shënuara.