Hendbolli kosovar ka humbur të enjten një nga personalitetet mw të shquara dhe një kontribuues shumëvjeçar.
Fahri Buçinca, doajen i hendbollit vushtrrias dhe atij kosovar në përgjithësi, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).
Kontributi i të ndjerit për sportin e Kosovës është shumë i madh.
Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier i hendbollit. Më vonë Buçinca e ndihmoi kwtw skuadwr tw bwhej elitare.
Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991.
Ishte aktiv edhe në publicistikën sportive, sidomos për regjionin e Vushtrrisë. Është nderuar nga FHK-ja me mirënjohje për vepër jetësore e po ashtu nga KOK-u për kontributin në sport.
“Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Buçinca”, shkruan një njoftimin e FHK-së.
Kontributi i Fahri Buçincës do të kujtohet përherë.