Sport

Kampionia kalon derbit me sukses, ndeshjet ndaj rivalëve për titull i ka në shtëpi

Kampionia kalon derbit me sukses, ndeshjet ndaj rivalëve për titull i ka në shtëpi
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Kampionia në fuqi dhe liderja e Superligës , Drita, ia ka dalë që të kalojë me sukses tri ndeshjet derbi që i pati në tri javët e fundit. Nga nëntë pikët e mundshme, “Intelektualët” morën shtatë, duke e ruajtur pozitën e parë.

Fillimisht Drita mposhti Feronikelin si mysafire, 1:0, me golin e Festim Alidemës në kohë shtesë. Më pas triumfoi në derbin lokal ndaj Gjilanit me golat e Hamdi Namanit dhe kapitenit Ardian Limani, kurse së fundi barazoi me Ballkanin në Suharekë, pa gola, të dielën. Drita është dy pikë larg vendit të dytë që mban Ballkani.