Sport

Berisha e Zeneli barazojnë kundër Lyonit

Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli kanë marrë një pikë me skuadrën e tyre Reimsin.

Takimi i xhiros së 29-të në elitën e futbollit francez ndërmjet Reimsit dhe Lyonit përfundoi baras, 1:1.

Berisha ishte titullar në këtë duel dhe luajti deri në minutën e 67-të, kurse Zeneli hyri në lojë në minutën e 74-të.

Që të dy ishin të pafat me skuadrën e tyre pasi Reimsi ishte duke fituar me golin e sulmuesit Mathieu Cafaro deri në minutën e dytë të kohës shtesë.

Sulmuesi i Lyonit, Tino Kadewere, ishte shënues i golit të barazimit.

Reimsi është në vendin e 11-të me 35 pikë, ndërsa Lyoni po lufton për titull kampioni. Lyoni është në vendin e tretë me 60-të pikë, dy më pak se lideri Lille, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.