Qeveria e Spanjës pritet të dorëzohet dhe të pranojë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Mediumi spanjoll “El Confidencial” shkruan të enjten se Qeveria e Spanjës do të lejojë që të shfaqet flamuri dhe të intonohet himni i Kosovës në ndeshjen kundër Spanjës, që do të zhvillohet më 31 mars në Sevillla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje është e vlefshme për Botërorin “Katari 2022” dhe së fundi, Federata spanjolle provokoi, duke paralajmëruar se do të luajë kundër “Territorit të Kosovës”.
Kjo çoi në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, që tha se do të paraqitet vetëm si shtet, me himn e flamur.
Po ashtu, në një përgjigje për KOHËN, UEFA ka konfirmuar se ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFA-s, pa asnjë përjashtim.
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në shumë raste u ka nxjerr telashe sportistëve kosovarë. Për këtë ishte dashur edhe reagimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.