Mesfushori italian Lorenzo Pellegrini nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Romës në verë përkundër ofertave që ka marrë nga ekipet tjera në Serie A.
Në fakt, Pellegrini ka zbuluar se së shpejti pritet të rinovojë kontratën e tij me Romën që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Ai ka thënë se projekti i Romës e ka bindur që të mbetet pjesë e ekipit edhe për një periudhë të gjatë.
“Roma ka një projekt ambicioz dhe unë dua të jem pjesë e tij. Ndihem shumë i lumtur këtu dhe nuk kam arsye të largohem pasi e sheh veten te Roma edhe për disa vite tjera. Unë jam i gatshëm të vazhdoj kontratën me Romën dhe të rritem edhe më shumë si lojtar”, tha Pellegrini 24-vjeçar.
Ai është pjesë e Romës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sassuolo dhe këtë edicion ka shënuar pesë gola e ka bërë pesë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.