Sport

Kosova e gatshme për ndeshjen e vështirë me Rumaninë

Kosova e gatshme për ndeshjen e vështirë me Rumaninë
Foto: FHK
 

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve është e gatshme për ndeshjen kundër Rumanisë në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten prej orës 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Kjo ndeshje i takon grupit te tetë, në të cilin Rumania është e dyta me dy pikë të mbledhura derisa Kosova e katërta pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Të dy këto përfaqësuese, do të përballen edhe të dielën në Bukuresht. Në krye të Kosovës në këtë ndeshje do të debutojë përzgjedhësi Bujar Qerimi.