Manchester City është futur në garë për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres, të cilin po e kërkon edhe Manchester Unitedi, kanë raportuar mediumet spanjolle të martën.
Mësohet se City është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh për të siguruar transferimin e Torresit, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.
Torres këtë edicion është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga, kurse në total për Villarrealin ka 32 ndeshje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat. 24-vjeçari ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2024. Pos ekipeve angleze, interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe Real Madridi.