Sport

Henry ëndërron ta drejtojë Arsenalin

Descriptive Text

Thierry Henry ka shprehur haptas dëshirën për të drejtuar skuadrën e Arsenalit një ditë si trajner.

Ish-futbollisti i londinezëve, ëndërron që një ditë të jetë trajneri i klubit ku kishte kaluar vitet më të mira në karrierë si futbollist.

“Nëse i pyesni tifozët e Arsenalit, a do të dëshironit që një ditë Henry ta drejtojë ekipin ata do të thoshin po. Unë jam tifoz i Arsenalit, pra nëse po më pyetni nëse një ditë do të doja të stërvitja Arsenali atëherë përgjigja është po. Ëndërroj që një ditë të jem trajneri i Arsenalit”, deklaroi Henry.

43-vjeçari gjatë karrierës si trajner ka udhëhequr skuadra si Monaco dhe Montreal Impact, ndërsa ka punuar edhe si ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Belgjikës.