Philipe Coutinho do të largohet gjatë verës nga Barcelona. Mesfushori brazilian nuk ka arritur ta gjejë veten te skuadra spanjolle.
28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Coutinho këtë sezon është paraqitur në vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat për shkak të problemeve me lëndime të shumta.
Sipas “AS”, Barcelona dëshiron ta shesë përfundimisht kartonin e lojtarit.
Interesim për Coutinhon kanë shprehur dy skuadrat angleze, Tottenhami dhe Arsenali.
Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023. Ai u transferua te katalonjasit në vitin 2018 nga Liverpooli për 145 milionë euro.
-
9 mars 2021 12:08
-
Shpërndaje në: