Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit anglez.
Pavarësisht rezultateve negative në këtë sezon, krerët e klubit në një takim me trajnerin i kanë bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
Madje, sipas mediave në Ishull, pronarët amerikanë i kanë premtuar Kloppit, se do ta mbështesin financiarisht në afatin kalimtar të verës pavarësisht kualifikimit në Champions League.
Liverpooli këtë edicion në Premier Leauge, pas 28-të ndeshjeve renditet në pozitën e tetë me 43 pikë të tubuara.