Sport

Me pagesë ndaj lojtareve e trajnerëve, FFK-ja synon rritjen e futbollit të femrave

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të insistojë që të rrisë cilësinë në futbollin e femrave e po ashtu ta masivizojë lojën në mesin e vajzave. Për këtë së fundi ka zgjedhur një formë jo shumë të zakonshme. Ka kohë që synohet masivizimi dhe rritja e futbollit të femrave, por pak është arritur. Numri i lojtareve mbetet i vogël e po ashtu në ligë me përjashtimin e dy-tri skuadrave mungon cilësia.

Me vendim të FFK-së, 20 lojtare të secilit klub të Ligës së Parë dhe të Ligës U16 do të paguhen çdo muaj gjatë kalendarit të garave. Po ashtu paga mujore do të ketë edhe për trajnerët e ekipeve. Kjo është bërë e mundur përmes projektit “Subvencionimi në zhvillimin personal të lojtareve”, i përkrahur nga UEFA dhe FIFA.